Thursday, 27. August 2026
Sport

Cancelo mund të qëndrojë te Manchester City, Guardiola mendon t’i japë shansin e dytë

GS 24/07/2023 1 Min. Lesezeit

I kthyer te Manchester city pas huazimit të tij te Bayern Munich, e ardhmja e Joao Cancelo mund të jetë ende te anglezët.

Siç shkruan “Sport”, Guardiola po mendon t’i japë një mundësi të dytë mbrojtësit portugez, i cili vitin e kaluar humbi pozicionin e titullarit dhe më pas u largua në drejtim të Gjermanisë në mesin e sezonit.

Sytë e Barcelonës mbeten te Cancelo, por për momentin nuk mund të përballojnë një goditje të kësaj përmasash. City kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin anësor, një shifër e paarritshme për katalanasit, por më e përballueshme për Arsenalin, me “Topçinjtë” që janë gjithashtu të interesuar./h.ll/abcnews.al

Teilen: