Faza me eliminim direkt është sa e bukur dhe e ashpër për skuadrat, të cilat e luajnë. Kështu pritet që të jetë edhe ndeshja mes Brazilit dhe Japonisë, të cilat do të ndeshen sot në orën 19:00 në “NRG Stadium” në Houston.

Për këtë takim trajneri italian i Brazilit ka thënë se kampi i tij është i përgatitur për gjithçka. “Duhet që të jemi gati si në aspektin mootiv dhe në atë psikologjik. Gjatë një ndeshjeje si kjo mund të ndodhin shumë gjëra prandaj duhet të jemi të përgatitur”, tha komisari teknik i pesë herë kampionëve të botës, të cilët mbajnë vendin e gjashtë në renditjen e FIFA-s.

Në anën tjetër komisari teknik i Japonisë tha se skuadra e tij nuk është e avantazhuar përballë Brazilit pasi nuk ka eksperiencën e “Seleçaos”. “I shikoj të bashkuar lojtarët dhe mendoj se nëse kemi qoftë edhe një shans për të kaluar do ta shfrytëzojmë”, tha Hajime Moriyasu, i cili me Japoninë e tij mposhti Brazilin në miqësoren e zhvilluar tetorin e kaluar. A.V.