Seleçao sfidon Japoninë e sikletshme, kurse gjermanët përballen me Paraguajin. Skuadra e Nagelsmann rrezikon të përplaset me Francën në turin tjetër.
Deri tani nuk e kanë treguar gjithë potencialin e tyre, por mbeten dy nga skuadrat me pritshmëritë më të mëdha në Kupën e Botës. Nga sot fillon pjesa serioze për Brazilin dhe Gjermaninë, ajo me eliminim direkt.
Gjermanët vijnë pas humb es me Ekuadorin dhe do të përballen me një tjetër kundërshtar amerikano-jugur, Paraguajin. Ancelotti dhe të tijtë në anën tjetër kanë entuziazmin e fitores së thellë ndaj Skocisë përpara sfidës së sotme me Japoninë.
Botërori i Seleçaos nisi me barazimin me Marokun, por fitoret me Haitin dhe Skocinë rikthyen qetësinë në skuadër. I udhëhequr nga talenti i Vinicius dhe golat e tij, Brazili është shfaqur i konsoliduar në fushë. Trajneri Ancelotti duket se ka goditur në shenjë me aktivizimin e Rayan dhe Cunha. Brazilianët vijnë në 1/16-at me entuziazëm, por do të kenë përballë një nga zbulimet e turneut, Japoninë solide dhe të përgatitur taktikisht, që nuk nuk stonoi kundër Holandës.
Aziatikët janë tipi i kundërshtarit që mund t’i bëjë keq Seleçaos. Pak ndryshime për trajnerin Ancelotti, që beson fort te 4-3-3-shi i tij, me Casemiro dhe Paquetà që udhëheqin mesfushën dhe Rayan e Vinicius në krahët e Cunha. Marquinhos-Gabriel është dyshja e qendrës së mbrojtjes. Fituesi i këtij çifti ndeshet me fituesin e Norvegji-Bregu i Fildishtë.

Gjermania vjen në 1/16-at pas humbjes me Ekuadorin, që minoi qartësitë e trajnerit Julian Nagelsmann. Gjermanët nuk kishin bërë shumë rotacion dhe u përmbysën pas avantazhit fillestar. Ka një pikëpyetje të madhe: Gjermania është ajo që çmontoi Kuraçaon dhe përmbysi Bregun e Fildishtë, apo ajo që vuajti me Ekuadorin?
Paraguaji, që ia doli të kualifikohet falë fitores ndaj Turqisë, shpreson që përgjigja të jetë e dyta. Amerikano-jugorët bazohen te mbrojtja e fortë, me një skemë 4-4-1-1. Enciso pas Sanabria, Almiron dhe Galarza anësorë, me Gustavo Gomez liderin e mbrojtjes.
Gjermania do të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1, me Brown të rikuperuar, por pa Schlotterbeck. Luan Rudiger në mbrojtje dhe dyshja Nmecha-Pavlovic në mesfushë. Në sulm Havertz preferohet sërish para Undav, pastaj tij luajnë Sané, Musiala dhe Wirtz. Kush fiton, takohet me Francën ose Suedinë, me shumë mundësi për një përballje big në horizont për Nagelsmann.