Vinicius në top formë, dopietë ndaj skocezëve dhe shkon në 4 gola në 3 ndeshje. Cunha realizon sërish, rishfaqet Neymar.
Fitore e lehtë për Brazilin e trajnerit Carlo Ancelotti, që ka hedhur në tapet Skocinë në ndeshjen e fundit të Grupit C, duke e mundur 3-0. Me këtë rezultat Seleçao zë vendin e parë në grup, me 7 pikë dhe golaverazh më të mire se Maroku.
Skocia nuk u fut asnjëherë në lojë, pasi u godit nga dopieta e Vinicius në pjesën e parë. Cunha shënoi golin e tretë dhe më pas u zëvendësua nga Neymar, i duartrokitur nga të gjithë për debutimin në Botërorin e tij të 4-t.
Brazili kualifikohet për në 1/16-at, ku do të ndeshet me vendin e dytë të Grupit F, një mes Holandës, Japonisë dhe Suedisë. Skocia në anën tjetër rrezikon shumë të mos përfshihet te vendet e treta më të mira për shkak të diferencës negative të golave (-3).
Diferenca e golave ka penalizuar edhe Marokun, që e mbylli grupin me pikë të barabarta me Brazilin, por në vend të dytë (+6 golat për Seleçaon, +3 për marokenët).
Maroku vuajti me Haitin në pjesën e parë, duke shkuar dy herë në disavantazh, por ia doli me Hakimi e Saibari. Në pjesën e dytë e rriti shumë lojën dhe e mbylli sfidën 4-2, falë golave të Rahimi e Yassine.