Sulmuesi i Brazilit, Neymar, është i bindur se kombëtarja verdhejeshile mund të shpallet kampione e botës më 2026, me kusht që grupi të mbetet plotësisht i bashkuar.
“Unë e dua këtë triumf në Botëror, por nuk jam i vetmi. E gjithë skuadra, i gjithë grupi ynë dëshiron të fitojë, – deklaroi Neymar. – Nëse do të qëndrojmë të bashkuar, do të kemi mundësi shumë të mëdha për ta arritur objektivin tonë”.
34-vjeçari u aktivizua nga stoli në minutën e 76-të të ndeshjes që Brazili e fitoi 3-0 ndaj Skocisë, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të turneut.
Neymar rezervoi gjithashtu fjalë të mëdha për lojtarin që po udhëheq “Selecao” në këtë turne: “Vinicius Jr është ylli ynë në këtë Botëror. Ai po vendos ndeshjet, po bën gjëra të mëdha”.