Brazili vuan, por në fund arrin që të mposhtë me përmbysje 2-1 Japoninë dhe siguron një biletë mes 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës 2026.
Japonezët mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Sano. Skuadra e Ancelottit reagon në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Casemiron, ndërsa goli i fitores vjen në minutën e 95-të. Martinelli realizon golin e fitores, që kualifikon Brazilin në turin tjetër të Botërorit.
Një ndeshje dramatike është zhvilluar në “NRG Stadium” në Hjuston. Brazili nuk shkëlqen në pjesën e parë dhe ndëshkohet nga Japonia, që mbyll 45 minutat e para në avantazh falë golit të shënuar nga Sano.
“Seleçao” ndryshon marshin në pjesën e dytë dhe sulmon në kërkim të golit të barazimit. Casemiro rikthehen ekuilibrat në fushë, duke shënuar golin e parë për brazilianët. I pafat Vinicius Junior, që ndalet nga shtylla, pas një aksion individual fantastik.
Minutat kalojnë dhe Brazili nuk arrin që të çajë dot mbrojtjen japoneze dhe të kalojë portierin Suzuki. Në minutën e 5-të shtesë të ndeshjes, Martinelli finalizon me gol një aksion të bukur të brazilianëve dhe vulos fatin e kësaj ndeshjeje.
Brazili fiton 2-1 dhe bëhet skuadra e dytë që kualifikohet në fazën e 1/8-ve të finales, aty ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Bregu I Fildishtë-Norvegji. përfundon këtu Botërori për Japoninë, që largohet me kokën lart nga Kupa e Botës 2026.