Monday, 11. May 2026
Sport

Bremeni insiston për Fisnik Asllanin

GS 23/06/2025 1 Min. Lesezeit

Werder Bremeni nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Fisnik Asllani, të cilin po e kërkon me ngulm trajneri Horst Steffen.

Sttefen ka punuar me Asllanin tek Elversbergu, ndërsa së fundmi është emëruar trajneri i Bremenit, ekip që bën gara në Bundesligë.

Asllani sezonin e shkuar shkëlqeu me fanellën e Elversbergut, ku ishte i huazuar nga Hoffenheimi, skuadër që po dëshiron t’ia rinovojë kontratën.

22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Hoffenheimin, por marrëveshja mes palëve nuk është arritur.

Sulmuesi i Kosovës, shënoi 19 gola dhe bëri 10 asistime sezonin e fundit kurse kartoni i tij vlerësohet 8 milionë euro.

 

Teilen: