Tuesday, 12. May 2026
Sport

Broja do ti bashkohet Ajaxit

GS 19/06/2025 1 Min. Lesezeit

Armando Broja sipas të gjitha gjasave do ti bashkohet skuadrës së madhe nga Holanda, Ajax kanë raportuar mediumet britanike të enjten.

Bëhet e ditur se Chelsea ka arritur marrëveshja në parim me Ajaxin për ta përfshirë Brojën në ofertën për mbrojtësin e ri, Jorrel Hato.

Chelsea po insiston në transferimin e 19-vjeçarit, për të cilin Ajaxi po kërkon të paktën 50 milionë euro por me përfshirjen e Brojës, gjërat kanë ndryshuar pasi ekipi holandez është i interesuar për sulmuesin shqiptar.

Kartoni i Brojës plus 30 milionë euro, do të mjaftojnë që Chelsea të realizoj transferimin e holandezit Hato që është ndër më të kërkuarit në Evropë.

Në anën tjetër, Broja nuk bën pjesë në planet e Chelseat edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Sezonin e fundit, ai ishte i huazuar tek Evertoni kurse më herët ka luajtur edhe për Fulhamin, Southamptonin e Vitessen.

Teilen: