Monday, 18. May 2026
Sport

Broja kërkohet nga skuadra tjetër angleze, Chelsea mendon për Osimhenin

GS 15/11/2023 1 Min. Lesezeit

West Ham po interesohet për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

22-vjeçari është paraqitur mirë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt ku Chelsea barazoi 4-4, duke nxjerrë një penallti.

Forma e shqiptarit e ka rikthyer sërish interesimin e West Hamit për transferimin e tij.

Klubi anglez edhe në të kaluarën e ka synuar Brojën për ta pasur në radhët e veta, por Chelsea nuk ka hequr dorë nga futbollisti i Kombëtares shqiptare.

Tash gjerat mund të ndryshojnë, pasi me parat nga shitja e Brojës, Chelsea mund të hynë në garë për transferimin sulmuesit të Viktor Osimhen, i cili pëlqehet shumë nga trajneri aktual i Chelseat, Maurizio Pochettino.

Teilen: