• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja kthehet shpejt/ Sulmuesi kuqezi ka vetëm një problem në shpinë

07/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për fat të mirë gjendja nuk është aq serioze. Armando Broja ka një dëmtim relativisht të lehtë, siç konfirmon stafi mjekësor I Evertonit, dhe sulmuesi nuk pritet të mungojë gjatë.

Ylli I kombëtares shqiptare doli nga fusha shumë shpejt në ndeshjen e kaluar të Premier Ligës angleze, që Everton e humbi 0-1 në fushën e Bornmuthit.

Frika ishte e madhe për një futbollist që ka vuajtur shumë nga lëndimet, dhe që ishte kthyer vetëm pak kohë më parë në terren, ndërsa kishte munguar gjatë.

Sidoqoftë, ai ka vetëm një goditje të fortë në shpinë, dhe pritet që t’i kalojë shpejt problemet e të kthehet në stërvitje me skuadrën.

Broja, I huazuar këtë sezon nga Çelsi, nuk luajti asnjë ndeshje deri në 4 dhjetor kur u aktivizua për 7 minuta. Më pas, luajti kundër Arsenalit e sidomos u dallua për kontributin ndaj Mançester Sitit. Në dy ndeshjet e fundit, trajneri Shon Dajsh e zgjodhi titullar, derisa Armando u dëmtua.

Vetë trajneri është në prag të shkarkimit pasi ekipit është pranë zonës së rënie nga kategoria, ndërsa tifozët duket se janë mërzitur me lëndimet e shpejta të shqiptarit, e disa prej tyre kërkojnë që ai të kthehet tek Çelsi. Sidoqoftë, më parë pritet që Broja të kthehet në fushë, e kjo mund të ndodhë fundjavën e ardhshme, ose pas dy javësh./abcnews.al

Next Post

Bayerni projekton sulmin e frikshëm, bën ofertë zyrtare për Victor Gyokeres

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.