Saturday, 5. September 2026
Sport

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

GS 05/09/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është përfshirë në një moment tensioni pas përfundimit të ndeshjes së sotme të Burnleyt, teksa sulmuesi shqiptar u përplas verbalisht me një tifoz të skuadrës së tij.

Burnley humbi 2-1 në shtëpi ndaj Bristol City dhe pas vërshëllimave të tifozëve, situata u tensionua jashtë fushës. Broja, i cili ishte aktivizuar në pjesën e dytë, iu drejtua një prej mbështetësve që po e kritikonte, duke reaguar i irrituar ndaj komenteve të tij.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet duke debatuar me tifozin, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Kam qenë jashtë për një vit, nuk kam luajtur për një vit”.

Situata nuk shkoi më tej, pasi Broja u largua nga vendi i ngjarjes i shoqëruar nga një pjesëtar i sigurisë.

Reagimi i sulmuesit vjen në një periudhë kur Burnley po përballet me kritika nga tifozët për rezultatet dhe lëvizjet e klubit në merkato.

Humbja ndaj Bristol City ishte një tjetër zhgënjim për skuadrën, ndërsa Broja nuk arriti të ndryshonte fatin e takimit pas aktivizimit të tij.

Nice striker least he’s been paid for a year @BurnleyOfficial #twitterclarets pic.twitter.com/XQJfVfSIZT

— Charlie Warrender (@Charwarrender19) September 5, 2026

Teilen: