Wednesday, 4. November 2026
Futboll

Bruno Fernandes, pas 3-2 ndaj Romës: Shpresoj që kjo fitore të na japë besim për të ardhmen

GS 04/11/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, foli për “Sky Sport” pas fitores 3-2 ndaj Romës, në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës së Champions League.

Penalltia a ishte një moment vendimtar?
E dija që kisha një përgjegjësi të madhe. Mund të ndryshonte ndeshjen dhe kishim nevojë për gol. Pata fat që Cristante hyri shumë herët në zonë. Te penalltia e dytë zgjodha një cep dhe godita me sa forcë kisha mundësi.

Çfarë do të thotë kjo fitore për ty dhe skuadrën?
Është vërtet shumë e rëndësishme. Po kalojmë një periudhë kur gjërat nuk po shkojnë siç dëshirojmë. Është një moment i vështirë, nga i cili duam të dalim, dhe shpresoj që kjo fitore të na japë besimin për të bërë më shumë në ndeshjet e ardhshme. Cilësia nuk na mungon. Kemi lojtarët e sezonit të kaluar dhe kemi shtuar edhe të tjerë me vlera. Duhet të arrijmë më shumë rezultate pozitive dhe të luajmë me besim.

 

 

Teilen: