Fundori Valon Bunjaku është kthyer te Bashkimi i Prizrenit.
Këtë e bëri të ditur të premten klubi prizrenas i basketbollit.
Së fundi Bunjaku ishte te Golden Eagle Ylli, me të cilin ekip arriti në finale të plejofit në edicionin e kaluar.
Bashkimi po formon skuadër pretendente për edicionin e ri.
Bunjaku është prej fundorëve më të mirë vendorë në basketbollin tonë.