Wednesday, 18. November 2026
Sport

Buxheti 2027, Koçiu: 10 mld euro për një ekonomi që ndihet te shporta e qytetarëve dhe pensionistët

GS 18/11/2026 2 Min. Lesezeit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka theksuar se fokusi kryesor i qeverisë mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie konkrete për çdo familje shqiptare.

Duke iu referuar buxhetit për vitin 2027, Koçiu u shpreh se një ekonomi më e fortë nuk është thjesht një shifër makroekonomike, por duhet të reflektohet drejtpërdrejt në përditshmërinë e çdo qytetari.

“Një ekonomi më e fortë duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve: në shportën e ushqimeve, në faturën e karburantit, në të ardhurat e pensionistëve, në mbështetjen për fëmijët dhe në mundësitë për të rinjtë”, shprehet Koçiu, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.

Sipas Koçiut, buxheti 2027, i cili kap vlerën e10 miliardë eurove, mishëron vizionin për Shqipërinë Europiane dhe zhvillimin e vendit.

“Ky është thelbi i Buxhetit 2027, prej 10 miliardë eurosh, dhe vizioni ynë për Shqipërinë Europiane: një vend më i zhvilluar, ku çdo familje ka më shumë siguri për të sotmen dhe më shumë besim te e ardhmja”, thekson në fjalën e saj zëvendëskryeministrja Koçiu.

/rtsh.al/

Teilen: