Tuesday, 31. March 2026
Sport

Calafiori firmos me skuadrën e re, do luajë në Londër

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

Riccardo Calafiori është lojtar i Arsenal.

Klubi londinez ka zyrtarizuar mbrojtësin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Calafiori, ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për 5 vite.

Ai vjen nga skuadra e Bolognas, ekip në të cilin ka luajtur 1 sezon. Më herët, lojtari është aktivizuar në radhët e Genoas, Romës dhe Bazel.

“Ndihem mirë, por nga këndvështrimi im, është vetëm fillimi, fillimi i diçka-je më të madhe, kështu që jam i emocionuar që do të luaj për Arsenalin.” – tha ai.

Teilen: