Saturday, 26. September 2026
Sport

Liga e Kombeve/Shqipëria e nis me fitore, mund Bjellorusinë

GS 26/09/2026 3 Min. Lesezeit

Shqipëria e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve duke mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, kuqezinjtë arritën të zhbllokohen pas gjysmë ore lojë. Një 11-metërsh i fituar nga Gjimshiti u kthye në gol nga Asllani. Në fundin e pjesës së parë, Muçi dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Muçi, Asllani dhe Manaj ishin një rrezik konstant për portën bjelloruse, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-0 për kuqezinjtë.

Fokusi tashmë zhvendoset te sfida e radhës, San Marino – Shqipëri, më 29 shtator, në orën 20:45, në San Marino.

Shqipëri-Bjellorusi 2-0

Shënues: Asllani 34′(p), Muçi 45’+2

Mbyllet sfida, kuqezinjtë fitojnë 2-0 përballë Bjellorusisë

89’ – Uzuni shërben bukur për Dakun, i cili bën një lëvizje të zgjuar në zonën bjelloruse, por goditja e tij nuk ka saktësinë e duhur.

77’ – Asllani godet fuqishëm nga distanca, por vetëm rrjetë e jashtme.

67’ – Një tjetër mundësi për kuqezinjtë, me Muçin në një pozicion të favorshëm që godet jashtë.

64’ – Kuqezinjtë i afrohen golit të tretë. Goditja e dënimit e ekzekutuar nga Asllani ka mbërritur te Manaj, i cili e ka devijuar topin por pa arritur ta dërgojë në rrjetë.

56’ – Reagojnë kuqezinjtë, Asllani shërben mjaft mirë për Seferin, por goditja e këtij të fundit është e dobët, pritet me lehtësi nga portieri bjellorus.

55’ – Bjellorusët shfaqen rrezikshëm në zonën kuqezi, por goditja e Pechenin është e gabuar.

Ka nisur pjesa e dytë…

Mbyllet pjesa e parë në “Air Abania”, kuqezinjtë në avantazh 2-0 përballë Bjellorusisë me golat e shënuar nga Asllani nga pika e 11-metërshit dhe Muçi.

45’ +2 – Gooooool! Shërben Hysaj, Muçi nuk fal me goditjen e tij duke dyfishuar shifrat përballë Bjellorusisë.

38’ – Çfarë rasti për Manajn! Sulmuesi kuqezi kishte mundësinë të dyfishonte shifrat nga një pozicion i favorshëm, por goditja e tij ka përfunduar jashtë.

34’ – Gooooool. Asllani ka shënuar përballë Bjellorusisë nga pika e 11-metërshit, 1-0.

32’ – Kuqezinjtë kanë fituar një 11-metërsh, Gjimshiti është penguar nga Kontsevoi dhe gjyqtari ka treguar pikën e bardhë.

16′ – Muçi gjen Seferin, i cili godet me kokë, por ndalet nga mbrojtësit e Bjellorusisë.

8’ – Të rrezikshëm bjellorusët në fazën sulmuese, por Berisha në dy momente arrin të evitojë rrezikun.

5’ – Manaj ekzekuton një goditje dënimi në afërsi të zonës, topi përfundon mbi traversë.

3’ – Reagojnë bjellorusët, Malashevich ka një mundësi të mirë brenda zonës kuqezi, por godet në mënyrë të gabuar.

2’ – Hoxha jep sinjalin e parë në portën bjelloruse me një gjuajtje në afërsi të zonës, por pa arritur të gjejë kuadratin.

Ka nisur sfida në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Shqipëri-Bjellorusi 2-0

Shënues: Asllani 34′(p), Muçi 45’+2

Shqipëria: Berisha; Pilo, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani, Seferi, Muçi, Hoxha, Manaj. Trajner: Maran

Bjellorusia: Lapoukhov; Pechenin, Tsikhamirau, Volkov, Kalinin, Gromyko, Seliava, Ebong, Malashevich, Barkovski, Kontsevoi. Trajner: Gonchareknko

Teilen: