Hakan Calhanoglu është më i entuziazmuar se kurrë. I intervistuar nga mediat italiane, turku sheh me optimizëm përpara drejt sezonit të ardhshëm.
Madje ai sqaroi disa gjëra: “Duam të fitojmë përsëri dhe të dominojmë në Serie A. Pas asaj që ndodhi në sezonin e fundit me Inzaghi, të gjithë menduan se ishim të vdekur”.
“Në vend të kësaj, skuadra kishte një mentalitet të fortë dhe ne reaguam në fushë. Chivu, krahasuar me Inzaghi, është më i interesuar për ty si person“, tha mesfushori turk.
“Jemi gati për të nisur sezonin e ri dhe mendoj se kemi një skuadër më kompetitive se vitin e kaluar. Kjo na jep shtysë si në Itali ashtu dhe në Europë”, tha Calhanoglu.
Teilen: