Mesfushori turk Hakan Calhanoglu ishte ai që realizoi golin e parë në Serie A këtë sezon, duke shënuar një nga 4 golat e Inter në fitoren 4-1 ndaj Monza, në ndeshjen hapëse të kampionatit.
I intervistuar nga mediat italiane, turku sheh me optimizëm përpara drejt sezonit që sapo nisi: “Duam të fitojmë përsëri dhe të dominojmë në Serie A. Kjo fitore në javën e parë na jep më shumë besim për të ardhmen”
“Gradualisht do të jemi në 100% të formës dhe mendoj se kemi një skuadër më kompetitive se vitin e kaluar, për të rivalizuar kudo për trofe. Ky besim që kemi na jep shtysë si në Itali ashtu dhe në Europë”, tha Calhanoglu.
Teilen: