• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Capello i bindur: Me Modric-in në organikë, Milani rival i drejtpërdrejtë i Napolit për titullin

23/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fabio Capello, në një prononcim për Gazzetta dello Sport, ka folur me tone optimiste për Milanin, duke e cilësuar si skuadrën më të rrezikshme për Napolin në garën për titullin e Serie A.

“Milani pëson shumë pak gola, është i ekuilibruar dhe lë pak hapësira për kundërshtarin. Ky është faktori më i rëndësishëm. Allegri ka qenë dhe mbetet vendimtar, ai i ka dhënë stabilitet skuadrës. Tani mungon vetëm një sulmues i lindur për gol”, tha Capello.

Gimenez, një armë e re për kuqezinjtë

Tekniku i njohur nuk ka kursyer vlerësimet për Santiago Gimenez:

“Është i pabesueshëm. Në Holandë ka shënuar gjithmonë, madje edhe në Champions. Vetëm sezonin e kaluar bëri diferencën. Ka realizuar mbi 60 gola në dy vite e gjysmë. Një sulmues që krijon dy ose tri raste për ndeshje është i destinuar të shpërthejë. Pasi të shënojë të parin, nuk do të ndalet më”.

Modrić, faktori i madh i ndryshimit

Sa i përket Luka Modrić, Capello theksoi:

“Nuk ka më asgjë për të shtuar. Po tregon çdo ditë se çfarë lojtari i jashtëzakonshëm është. Për Milanin, ai ishte kundërpërgjigjja perfekte ndaj De Bruyne. Ritmi më i ulët i Serie A e favorizon të spikasë edhe më shumë, por kjo nuk ia ul aspak vlerën. Me Modrić në mesfushë, Milani ka fituar klas dhe përvojë”.

Pse Milani është favorit për titull?

Sipas Capello-s, një tjetër avantazh për kuqezinjtë është mungesa e angazhimeve në Europë, gjë që i jep më shumë energji për kampionatin:

“Kjo e bën Milanin rivalin kryesor të Napolit për fronin e Serie A. Do të jetë një duel i gjatë dhe shumë i fortë”.

Next Post

Real-i nuk i përmirëson kushtet e kontratës së re Vinicius Jr.

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.