Friday, 14. August 2026
Futboll

Capello kundërshton largimet e Amorim nga Milani: Do të mendohesha mirë para se të hiqja dorë nga Tomori

GS 14/08/2026 2 Min. Lesezeit

Në ndërhyrjen e tij të zakonshme për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, foli për vendimin e Ruben Amorim për të mos e përfshirë Fikayo Tomorin në projektin e tij Teknik:

“Mendoja se Tomori do t’i ishte i dobishëm në një farë mënyre për Amorim. Të mos harrojmë se anglezi ishte titullar sezonin e kaluar, luajti edhe në vitet kur Milani fitoi titullin dhe arriti në gjysmëfinalen e Champions-it. Tomori nuk është qendërmbrojtësi i aftë në ndërtimin e aksioneve që ndoshta preferon trajneri portugez. Por, duke parë grupin aktual të mbrojtësve, unë do të mendoja mirë para se të hiqja dorë nga anglezi”.

Për zëvendësuesin e Tomorit, Capello shtoi: “Nëse Milani do të marrë një lojtar si Nesta i kohëve të tij të arta, atëherë heq kapelen dhe e shoqëroj me kënaqësi Tomorin te dera. Nuk do të doja që, me idenë për të mbajtur shumë topin, të harrohet detyra e parë e një mbrojtësi; të mbrojë. Amorim dëshiron futboll proaktiv dhe një mbrojtje të lartë, por ka momente kur duhet të dish të mbrohesh edhe brenda zonës. Duhet të kesh një qendërmbrojtës të fortë në zonën tënde”.

Teilen: