Thursday, 28. May 2026
Sport

Capello: Leao, lojtar dembel, por mund të bëhet i madh

GS 01/11/2024 1 Min. Lesezeit

“Leao është një lojtar me cilësi të mëdha, por pak dembel. Përtacia duhet luftuar duke e bërë atë të kuptojë se ai mund të jetë një lojtar i madh, por nëse qëndron kështu, ai mbetet i paplotë.”

Fjalë të një trajneri të madhe si Fabio Capello, i cili i dërgon një mesazh sulmuesit të Milanit, që po kalon një moment të vështirë.

Sa i përket garës për titullin kampion të Serisë A, Capello shton:

“Gjithmonë e kam thënë, Interin nuk mund ta heqim kurrë nga gara, por Napoli do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u mposhtur. Një trajner i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer që kanë gjetur sërish dëshirën e tyre”, tha ish-trajneri italian.

Teilen: