Epoka e Ruben Amorim ka filluar zyrtarisht në stolin e Milan. Trajneri portugez ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë te kuqezinjtë deri më 30 qershor 2029, me një mundësi zgjatjeje për një sezon tjetër.
I dëshiruar fuqimisht nga pronarët, Amorim përfaqëson gurthemelin e projektit të ri teknik, një zgjedhje e mbështetur me entuziazëm nga Gerry Cardinale: “Ai është një nga trajnerët më të përgatitur dhe inovativë të gjeneratës së re evropiane”.
“Është i ri, ambicioz, me një identitet të qartë futbollistik dhe një qasje taktike të përcaktuar mirë. Rúben beson në futbollin sulmues me intensitet të lartë. Filozofia e tij përshtatet në mënyrë të përkryer me vizionin tonë“, tha Cardinale.