Friday, 15. May 2026
Futboll

“Cardinale-Tare-Allegri, ju tregoj luftën për pushtet te Milani. Shqiptari, i sakrifikuari i parë”

GS 15/05/2026 2 Min. Lesezeit

Gianluca Di Marzio analizoi situatën te Milani në podcastin “Caffè Di Marzio”, duke theksuar se deklaratat e Gerry Cardinale janë sinjal i qartë se pronari dëshiron të marrë kontrollin e plotë të klubit dhe të ndërtojë “Milanin e tij” për sezonin e ardhshëm.

Sipas tij, ditët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar se cila palë do ta fitojë betejën e brendshme për pushtet në klubin kuqezi. Di Marzio shton se “i sakrifikuari i parë” duket se do të jetë Igli Tare, për shkak të disa operacioneve merkatoje që nuk bindën plotësisht, si rastet e Nkunku dhe Jashari.

Megjithatë, ai theksoi edhe meritat e Tares: “Ishte njeriu që bindi Modric të zgjidhte Milanin”, ndërsa kroati konsiderohet një nga faktorët që e mbajti ekipin në garë për Champions League deri në javët e fundit. Di Marzio shtoi se Tare gjithmonë ka pasur nevojë për kohë dhe autonomi për të ndërtuar projektet e tij.

"Cardinale, Tare, Allegri e la guerra di potere all'interno del Milan". Il punto di Gianluca Di Marzio

Për Massimiliano Allegrin, gazetari italian deklaroi se në rast kualifikimi në Champions, trajneri do të fitojë automatikisht edhe një vit kontratë. Sipas tij, shkarkimi i Allegrit me dy vite kontratë dhe rreth 20 milionë euro bruto do të ishte një vendim shumë i vështirë ekonomikisht për Milanin.

Di Marzio shtoi se Allegri nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas dhe do të kërkojë garanci të forta mbi ndërtimin e skuadrës, pasi jo të gjitha kërkesat e tij në merkato, si në verë ashtu edhe në janar, janë plotësuar.

Teilen: