Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka folur për mediat pas mbylljes së fazës për gatitore. “Djajtë e kuq” u mundën 4-2 ng Milan në miqësoren e fundit, por ky rezultat nuk e shqetëson trajnerin Carrick, që premton se skuadra do të jetë gati për debutimin ndaj Hull City.
“Jemi të zhgënjyer me atë që ndodhi në miqësoren e fundit, pasi nuk luajtëm mirë. Kjo do të thotë se ka arsye për këtë dhe duhet të përmirësohemi. Disa nga djemtë po luanin minutat e tyre të para. Arsye të ndryshme, por pa justifikime. Nuk luajtëm shumë mirë”, tha Carrick.
“Gjithsesi, nuk kam i shqetësuar dhe në përgjithësi, jemi gati për debutimin sezonal në Premier League. Shumë nga djemtë do të jenë më mirë. Kemi bërë shumë punë në fushën e stërvitjes, performancat në ndeshje kanë qenë mjaft të mira. Jemi ende me humor të mirë para javës tjetër”, shtoi Carrick.
Në fund, trajneri i Manchester United deklaroi: “Kemi një skuadër të mirë. Ka vendime për t’u marrë. Kemi edhe një javë stërvitje për t’u përgatitur për javën tjetër. Ka një ndjesi krejtësisht të ndryshme kur është ndeshja e parë e ligës së sezonit. Do të jemi atje gati për të fituar.”