“Të gjithë, përveç kritikëve të zakonshëm, janë shumë të kënaqur me Ligën e re të Kampionëve.
E kemi bërë më interesante.
Dita e fundit e fazës së parë ishte elektrizuese me çdo gol që ndryshonte gjithçka.
Jo vetëm Champions, por edhe Europa League dhe Conference League janë fantastike me grupin e vetëm”.
Është kjo deklarata e bërë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
I pyetur nëse kjo formulë do t’i jepte fund Superligës, ai u përgjigj: “Superliga nuk ekziston. Fjala e fundit për Superligën është thënë shumë kohë më parë”.