Friday, 11. September 2026
Sport

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

GS 11/09/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Bersant Celina e ka realizuar golin e parë në edicionin 2026/27 në elitën e futbollit arab.

Celina që paraqitet për skuadrën e Al-Ettifaqit realizoi gol në përballjen ndaj Al-Qadsiahit.

Al-Ettifaqi të premten mbrëma barazoi 3:3 në udhëtim me skuadrën Al-Qadsiah në kuadër të xhiros së shtatë.

Sulmuesi kosovar, Celina, e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 26-të. Ai e kompletoi ndeshjen.

30-vjeçari Celina u transferua tek Al-Ettifaqi në muajin korrin si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me AIK-un suedez.

Celina me Al-Ettifaqin nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2029.

🟢🔴 𝑮𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑳

⏰ 26′ AL QADSIAH 2 x 1 AL ETTIFAQ
⚽ Bersant Celina
🅰️ Kante

Kanté faz bela jogada e Celina diminui! QUE JOGO pic.twitter.com/I6I1wtIPhU

— Central do Arabão (@centraldoarabao) September 11, 2026

Teilen: