Tuesday, 5. May 2026
Sport

Ceremonia hapëse e “Milano-Cortina 2026” dërgon Serie A në Australi, Milan-Como do të luhet në Perth

GS 13/08/2025 1 Min. Lesezeit

Në Spanjë janë të bindur se pas La Liga-s edhe Serie A do të luajë këtë sezon një ndeshje jashtë kufijve.

Ashtu siç ishte parashikuar dueli i caktuar për tu zhvilluar në Australi do të jetë ai mes Milanit dhe Komos, të cilat do të luanin takimin e vlefshëm për javën e 24-rt në “San Siro” më 7-8 shkurt.

Ky vendim i Serie A për të luajtur një ndeshje jashtë kufijve të Italisë nuk është i rastësishëm pasi ky ent ka përfituar nga fakti se më 6 Shkurt do të mbahet në “San Siro” ceremonia hapëse e Lojrave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

Teilen: