Futbollisti Ibrahim Cërvadiku ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Feronikelit 74 të Drenasit.
Cërvadiku ka dëshmuar lojë të mirë në edicionin që e lamë pas dhe është ndër të merituarit që skuadra nga Drenasi mbetet në elitën e futbollit tonë.
“Nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74.
Që nga mosha 6 – vjeçare isha pjesë e klubit, për mua kjo fanellë dhe këto ngjyra kanë kuptim të veçantë!
Megjithatë koha për pak ndryshim.
I falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët dhe kryesinë e klubit.
Tigrat e Zi dhe të gjithë tifozët ishit motivi ma i madh për mua andaj Faleminderit”, njofton Cërvadiku.