Njëra prej federatave më të mëdha të globit ka mbajtur një qëndrim të fortë karshi çështjes “Balogun”. Federata Gjermane e Futbollit pretendon qartësi nga FIFA pas lajmit të bërë publik nga “AFP” dhe “New York Times”, të cilat kanë zbuluar se ka qenë Donald Trump ai që i ka kërkuar Gianni Infantino-s që të rishikojë kartonin e kuq që mori Balogun në ndeshjen përballë Bosnje dhe Hercegovinës.
“FIFA duhet të ketë një qëndrim për raportimet, sipas të cilave vendimi për të rikthyer në fushë Balogun është paraprirë nga një telefonatë mes Donald Trump dhe Gianni Infantino-s”, tha numri një i Federatës Gjermane të Futbollit për “SID”.
“Është krijuar ndjesia se influenca e politikës ka qenë aktive në sport dhe kjo insinuatë duhet hedhur poshtë sa më shpejt. Këtu është në lojë integriteti i Botërorit dhe besueshmëria e FIFA-s”, tha Neuendorf. A.V.