Pol Pogba është dënuar me katër vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv si pasojë e përdorimit të dopingut.
Mesfushori që është ende në pronësinë e Juventusit, shpresonte që nga ky proces i nisur që në fillimin e këtij sezoni të shpëtonte me një dënim minimal. Megjithatë, autoritetet janë treguar të pamëshirshme duke e pezulluar me katër vite.
Kështu, karriera e tij është në rrezik të madh pasi mbush 31 vjeç më 15 mars.
Vendimi i Gjykatës Kombëtare Anti-Doping megjithatë mund të kundërshtohet nga ai dhe avokatët e tij para KAS në javët në vijim, ndërsa Juventus do të vendosë se si do të vazhdojë me kontratën që lidh mesfushorin me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2026.
PANORAMASPORT.AL