Akoma pa përfunduar Europiani nisën spekulimet se Rey Manaj do të lë Sivassporin.
Ekipi turk përgjatë kësaj merkatoje ka pranuar disa oferta për yllin e kombëtares shqiptare.
Megjithatë, me dritarën e transferit që është e hapur deri në fund të gushtit, Rey Manaj i ka marrë gjërat me qetësi.
Ai është paraqitur në stërvitjet parasezonale të grupit, ku nga fansat është pritur me këngë, fishekzjarre e shumë brohoritje.
Mbetet të shihet nëse dashuria që po pranon nga tifozët dhe vlerësimi nga klubi, do e bëjnë Reyn të vazhdojë me Sivassporin edhe këtë sezon.
Rey Manaj Sivas’ta pic.twitter.com/cl8hknd5zb
— Sivasspor Der (@sivassporderr) July 21, 2024