• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 29, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

CFR Cluj mburret se e ndihmoi Rumaninë që liroi Krasniqin te Kosova ndaj Izraelit

13/11/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

CFR Cluj ka marrë merita se ndihmoi Kombëtaren e Rumanisë duke lejuar Ermal Krasniqin të grumbullohet me Kosovën në ndeshjen ndaj Izraelit, fitorja e kosovarëve e cila i ndihmoi Rumanisë drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024.

Krasniqi u inkuadrua te Kosova në pjesën e dytë ndaj Izraelit, duke humbur edhe një rast të mirë shënimi, shkruan lajmi.net.

Kosova triumfoi 1:0 kundër Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 dhe triumfi në “Fadil Vokrri” u pa si fitore e madhe edhe për Zvicrën e Rumaninë që tani janë më afër plasmanit në “Euro 2024”.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Presidenti i CFR Cluj, Cristi Balaj tha se ata e kishin menduar mirë lejën për Krasniqin të luante për Kosovën kundër Izraelit, duke shpresuar që ai të ndihmojë edhe Rumaninë që po e kërkon “biletën” për Evropian.

“Ne e kemi debatuar këtë temë brenda klubit, duke pasur parasysh se nuk është dhënë FIFA, nëse do ta lëmë apo jo. Ne po vuanim para ndeshjes dhe nuk kishim shumë lojtarë për t’u mbështetur. Krasniqi ishte një zgjidhje e rëndësishme vetëm se kishim parë edhe faktin se ishte e rëndësishme që Rumania të përfitonte nga fitorja e Kosovës kundër Izraelit” – ka thënë Balaj për Fanatik, përcjell lajmi.net.

Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Rumania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra./Lajmi.net/


Next Post

Ndryshim te lista e Shqipërisë, Ajeti humbet dy ndeshjet për shkak dëmtimi, ftohet Mersinaj

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In