Barcelona nis në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Champions League. Spanjollët fitojnë 5-1 ndaj Fejnordin në debutimin sezonal në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
Raphinha shënon dy gola, Adeyemi realizon me një goditje të bukur, ndërsa edhe Yamal e gjen rrugën e rrjetës me një goditje dënimi. Blerja e re, Gabriel Jesus, hyn në lojë në minutat e fundit dhe shënon golin e tij të parë me fanellën blaugrana. Steijn shënon golin e vetëm për Fejnordin
Edhe Shtutgart debuton me fitore në Champions, mposht 3-1 Vikingun në ndeshjen e parë të fazës së ligës. Demirovic, autor i tre golave, është protagonisti i mbrëmjes për gjermanët.
Teilen: