Betis i drejtuar nga Manuel Pellegrini që rikthehet në Champions League pas 21 vitesh, ka marre një fitore të jashtëzakonshme 2-3 në ndeshjen e parë, në transfertën ndaj Lille.
Francezët e drejtuar nga Davide Ancelotti, Francezët gjetën të parët golin në minutën e 12-të, ku japonezi Ayase Ueda shënoi me kokë, pas krosimit të Ethan Mbappe. Në minutën e 33-të, Betis barazon shifrat me Marc Bartra. Mbrojtësi shënon me kokë, pas krosimit perfekt të Pablo Fornals.
Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm duke gjetur golin e avantazhit 2-1 me Alexsandro, në minutën e 36-të, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Gaetan Perrin, nga goditja e këndit.
Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Lille, pjesa e dytë foli e gjitha për andaluzianët. Në minutën e 49-të, Marc Barta shënon sërish me kokë duke barazuar shifrat 2-2, pas krosimit të Isco nga goditja e dënimit.
Në minutën e 53-të, aksion i shkëlqyer i Betis që gjen golin e tretë me Troy Parott, pas asistit të mrekullueshëm të Rodrigo Riquelme. Në minutën e 56-të, Ethan Mbappe e tepron me gjestin e tij ndaj kundërshtarit dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq. SHIKOMOMENTIN
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Betis fiton 2-3. SHIKOGOLAT
Në dy ndeshjet e tjera, Manchester City bëri detyrën ndaj Porto, duke fituar 0-2. Sfida u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, ku pas një krosimi të Enzo Fernandez, ishte Erling Haaland i cili shënoi me kokë. Në shtesë, ishte sërish Haaland, që shënon golin e dytë dhe vulos fitoren e “Qytetarëve”.
Borussia Dortmund ka bërë më së miri detyrën në shtëpi duke mundur 3-2 Villarreal. Sfida në “Signal Iduna Park” u zhbllokua në minutën e 53-të, ku fillimisht Renato Veiga dërgoi topin në portën e tij, duke iu dhënë avantazhin 1-0 vendasve.
Santiago Mourino barazon shifrat 1-1 në minutën e 67-të, duke shënuar me kokë pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit.
Në minutën e 80-të, ishte i zakonshmi Serhou Guirassy që gjeti golin e avantazhit, pas asistit të Fabio Silva.
Në minutën e 85-të, Guirassy shënon golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë të kundërshtarit.
Në shtesë, Guirassy kompleton tregolëshin e tij, por këtë herë gabimisht shënon në portën e vetë. Sfida mbyllet 3-2, për klubin verdhezi.