Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Lech Poznan-Aarhus, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League.
Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes që do të luhet më 29 korrik në orën 19:00 në Poznan të Polonisë, ndërsa Arbër Zalla dhe Taulant Kasa do të jenë asistentët e tij.
Andi Koçi do të jetë gjyqtari i katërt i takimit, ndërsa Albert Doda do të jetë asistent në VAR.
Teilen: