• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea e bën prioritet Nico Williamsin

06/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea e ka bërë prioritet transferimin e sulmuesit së Athletic Bilbaos Nico Williams për afatin kalimtar veror.

21-vjeçari e ka dëshmuar vetën si një yll te Bilbao që kur hyri në ekipin e parë para tre viteve, kurse ka kontribuar me gjashtë gola dhe 11 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Sipas “The Telegraph”, e ardhmja e Williams pritet të jetë larg Bilbaos në verë dhe Chelsea është skuadra më e fundit që po e pëlqen lojtarin, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerën e 43 milionë eurove.

“Blutë” pritet të jenë mjaftë aktiv në afatin e verës pasi duan të përforcohen në sulm dhe Williams po i prinë listës pranë emrave si Victor Osimhen dhe Benjamin Sesko.

Për Williams interesim ka shprehur edhe rivali Manchester United, si dhe opsion mbetet edhe Barcelona – nëse spanjolli vendos të qëndrojë në La Liga.

Barcelona kuptohet do ta ketë më të vështirë ta marrë shkaku i gjendjes së rëndë financiare ngase nuk dihet nëse do të ishin të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lirimit, pa të cilën Bilbao s’e lejon të largohet.

Përndryshe, Williams deri më tani ka refuzuar të komentojë të ardhmen pasi është i fokusuar që ta fitojë Kupën e Mbretit, ku në finale do të përballet me Mallorcan e Vedat Muriqit.

Next Post

Goditja e madhe e verës, gjigandi i Serisë A gati të rikthejë Donarumën në Itali

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.