Chelsea është duke planifikuar të largojnë shtatë lojtarë nga klubi, pasi trajneri Maurisio Poketinjo po bënë përpjekje për ta transformuar klubin në një kandidat serioz për titull.
Chelsea pësoi humbjen e shtatë brenda 16 ndeshjeve në Premier Ligën, pasi humbën ndaj Evertonit në “Goodison Park” me rezultat 2-0. Kjo humbje bëri që “Blutë e Londrës” të pozicionohen në pozitën e 12-të në renditje, më poshtë se rivalët e qytetit Fulham dhe Brentford, andaj kjo ka bërë që Poketinjo të marrë kritika të ashpra nga tifozët.
Emra si Noni Madueke, Trevoh Çalobah, Armando Broja, Mark Kukurelja, Aksel Disasi, Ian Matsen dhe Malo Gusto janë në mesin e lojtarëve që po thuhet se do të jenë në dispozicion për shitje.
Tekniku 51-vjeçar ka thënë pas ndeshjes me Evertonin se klubi ka nevojë për blerje të reja sa po afati i janarit të hapet, ani pse Chelsea ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë euro që prej se Tod Boeli mori në pronësi ekipin.
Përkundër presionit në rritje për Poketinjon, ai përsëri gëzon mbështetjen plotë të bordit drejtues të cilët janë të gatshëm të kalojnë nëpër kohëra të vështira për të kompletuar projektin e tyre nën urdhrat e argjentinasit.
Deri në hapje të afatit kalimtar të janarit, Çellsi do të zhvillojë edhe pesë ndeshje tjera me shpresën për t’u rikthyer tek rezultatet pozitiv.