Tuesday, 12. May 2026
Sport

Chelsea kërkon 20 milionë euro për Brojën

GS 11/06/2025 1 Min. Lesezeit

Armando Broja përfundimisht do të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi skuadra londineze tashmë ka caktuar çmimin për sulmuesin e Shqipërisë.

Për ta lënë të lirë Brojën, në të cilin nuk llogarit trajneri Enzo Maresca, Chelsea po kërkon 20 milionë euro pasi 23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028.

Broja tashmë po kërkohet nga Leipzigu e Wolfsburgu në Gjermani, ndërsa edhe Ajaxi e PSV Eindhoveni po insistojnë në shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Sezonin e fundit, Broja ishte i huazuar tek Evertoni dhe pati telashe të shumta me lëndimet, duke u limituar në vetëm 10 paraqitje në elitën e futbollit anglez.

 

Teilen: