Chelsea me vështirësi kualifikohet në të 16-ën e finales së Kupës së Ligës (EFL Cup).
Futbollistët e Chelseat nuk lejuan befasi, duke shënuar fitore me rezultat 2:1 në takimin që u zhvillua në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e futbollistit Tilley (19′ – nga penalltia).
Megjithatë Chelsea këndellet duke përmbysur epërsinë e rivalit me golat e futbollistëve Madueke (45+1′ – nga penaltia) dhe Fernandez (72′).
AFC Wimbledon eliminohet nga Kupa e Ligës.