Nottingham Forest ka rënë dakord për një marrëveshje rekord prej 50 milionë eurosh (45 milionë bazë plus 5 milionë të tjera në bonuese e shtesa) për të nënshkruar sulmuesin Liam Delap nga Chelsea.
Sulmuesi është planifikuar të kryejë vizitat mjekësore orët në vijim para se të hedhë firmën ne kontratë. 23-vjeçar realizoi vetëm 3 gola në 47 ndeshje në total me “blues”.
Një tjetër sulmues që do të lërë londinezët është Nicolas Jackson, i cili është në bisedime për t’u transferuar tek Aston Villa. Sipas “The Telegraph”, Villa ka treguar gatishmëri për t’i ofruar Chelsea 65 milionë euro për sulmuesin.
Edhe Mamadou Sarr është gati të bashkohet me Real Sociedad në një huazim njëvjeçar nga Chelsea. Palët nuk kanë rënë dakord për një shitje të përhershme, por për një huazim.
Ai pritet të jetë titullar i rregullt atje dhe të luajë si në La Liga ashtu edhe në Europa League. Sarr është kështu një nga disa lojtarë që pritet të largohen nga Chelsea para afatit të fundit.