Saturday, 12. September 2026
Sport

Chelsea ndalet nga Hull City

GS 12/09/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea e ka fituar vetëm një pikë të shtunën pasdite në ndeshjen që i takoi xhiros së katërt të Premier Leagues angleze.

Chelsea u ndal në barazim 2:2 në shtëpi nga Hull City.

Morgan Rogers e kaloi në epërsi Chelsean në minutën e shtatë.

Hull City i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 28-të me golin që e realizoi Mohamed Belloumi.

Gjashtë minuta më pas, Belloumi, realizoi sërish për epërsinë 2:1 të Hull Cityt.

Joao Pedro e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 66-të.

Për Chelsean është barazimi i parë këtë edicion. Ka edhe dy fitore dhe një humbje. Ndërsa Hull City ka dy barazime dhe dy fitore.

 

 

 

 

Teilen: