Monday, 29. June 2026
Sport

Chelsea ofron 8 mln £ për Xhakën, por Sunderland i refuzon, konsideron shifrën të papranueshme

GS 29/06/2026 1 Min. Lesezeit

Transferimi i Granit Xhakës në “Stamford Bridge” do të jetë një proces, i cili pritet që të zgjasë pasi dy klubet janë shumë larg njëri-tjetrit.

Në njërën anë ekipi i “Stamford Bridge”, i bindur se ka akordin me lojtarin, ka nisur një ofertë shumë të ulët. Kjo ka bërë që qëndrimi i Sunderland-it, të jetë disi drastik.

“Macet e zeza” janë në kushte komode negociatash, pasi Xhaka ka një kontratë afatgjatë. Sunderland ka inofrmuar Chelsea-n se oferta prej 8 milionë paundësh nuk do të konsiderohet madje e cilësojnë si të papranueshme. Sunderland pritet që të arkëtojë shifra të rëndësishme për 33-vjeçarin, i cili konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Xabi Alonso-s. Sunderland ka njoftuar ekipin e Stamford Bridge se nuk heq dorë nga shërbimet e Xhakës për asnjë çmim. A.V.

Teilen: