Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut të majtë, Theo Hernandez.
Francezi pëlqehet shumë nga trajneri Mauricio Pochettino, i cili po kërkon me ngulm transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
“Daily Mail” shkruan se londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë Milanit deri në 80 milionë euro për Theon, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2026.
25-vjeçari këtë edicion ka shënuar 1 gol në 6 paraqitje për Milanin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Real Madridi.
Në rast se dështon ta bindë Milanin në lirimin e Theos, atëherë Chelsea do të fokusohet te Federico Dimarco i Interit, i cili po tregon formë të mirë këtë edicion.