Cristian Chivu ishte i kënaqur pas 3-2 ndaj Como, që vlen finalen e Kupës së Italisë: “Ky rezultat është puna e një grupi që po bën mirë nga fillimi i sezonit. Kur thirren në lojë, e tregojnë vetem si sonte. Ata që hynë nga stoli dhanë shumë, kuptuan momentin, dinin çfarë të bënin, patën personalitet e guxim dhe ishin vendimtarë si Sucic, Diouf dhe Pio Esposito. Ky grup ka një dëshirë të çmendur për të qenë konkurrues deri në fund”.
Teilen: