Ish-portieri i njohur i Milan-it, Christian Abbiati, ka bërë një rikthim të papritur në futbollin aktiv, duke u bërë pjesë e “Kings League Brazil” në moshën 48-vjeçare.
Abbiati, i cili u tërhoq nga futbolli profesionist vite më parë pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me Milan-in, po shfaqet sërish në portë në një format alternativ të futbollit që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje.
Pjesëmarrja e tij në këtë ligë ka tërhequr interes të madh nga tifozët, duke rikthyer në kujtesë paraqitjet e tij të dikurshme në elitën e futbollit italian.
Teilen: