Me krahët e hapur, Milani u nis drejt “Scudetto”-s. Gjithçka sipas planit të fluturimit, studiuar në detaje këtë verë nga komandanti Pioli dhe dyshja Furlani-Monkada në kullën e kontrollit. Shpërthimeve të shpejtësisë së Rafael Leaos iu shtua magjia e Kristian Pulisiçit me “djallin” që gjeti ritmin për t’u ngjitur në renditje. Që në fillim.
ASKUSH SI ATA – Sepse ndikimi i amerikanit në nisjen e sezonit të kuqezinjve në kampionat ishte thjesht i përsosur – dy gola në dy ndeshjet e para me Bolonjën dhe Torinon – dhe ai i Rafës ishte në përputhje me standardet e tij, që do të thotë ndezje ndriçuese për netët e Kalabrisë me shokë: një asist në javën e dytë kundër Torinos, një gol i bukur, një goditje nga lart dhe “i kërkuar prej 3 vitesh” kundër Romës hapën 2023- 24 të 10-shit milanist.
Pulisiç dhe Leao startuan me forcë dhe vijuan të njollosin ndeshjet e Milanit me klasin e tyre: pas tetë raundesh, shuma e golave dhe asistimeve të çiftit është 11. Asnjë dyshe tjetër anësorë sulmues nuk ka bërë më mirë në këtë Seri A: Politano dhe Kvaratskhelia, një çifti i anësorëve të artë pas një sezoni të kaluar së bashku në kampionët e Italisë Napoli, ndalen në 8, po aq sa Berardi dhe Loriente të Sasuolos. Niko Gonzalez dhe Brekalo të Fiorentinës arrijnë në 7; Felipe Anderson dhe Zakanji, anësorët e Lacios, kanë 5 gola së bashku.
NË KONTINENT – Nga kjo “renditje” përjashtohen skuadrat që nuk përdorin sistemet e lojës me dy anësorë, si Interi, Juve apo Roma, por nëse krahasimi shtrihet edhe tek emrat e mëdhenj të Europës, Rafadhe Kristiani mbajnë krahasimin edhe me më të mëdhenjtë: vetëm Muhamed Salah dhe Luis Diaz i Liverpulit mund të mburren me të njëjtin total golash dhe asistimesh, (11 në Angli), teksa të gjitha çiftet e mëdha të anësorëve ofensivë shënojnë dhe shpikin më pak se kuqezinjtë.
Nga Bernardo Silva-Foden, 6 gola dhe asiste për Sitin, tek Sane-Koman për Bajernin që mezi arrijnë kuotën 9. PSG e Dembelesë dhe Mbapesë, kundërshtarët e radhës të Milanit në Champions, kanë arritur në 9 gola: vetëm Kilië ka shënuar 7 gola në po aq paraqitje në Ligue 1, të njëjtat që Pulisiç dhe Leao kanë shënuar së bashku në 8 paraqitje në Serie A, por në me pak fjalë, për sa i përket kreativitetit dhe rrezikut para portës, dyshja kuqezi do të prezantohet në “Parc des Princes” me një ecuri mjaft të mirë.
PO TË TJERËT? – Ka të ngjarë që konkurrenca nga një Pulisiç që tashmë është kaq i fokusuar te 4-3-3 i Milanit e ka rritur koeficientin e vështirësisë për t’i rrëmbyer vendin në formacion. Rotacionet e Piolit, gjithsesi, luajnë në favor të shokëve të tjerë.
Marrim si shembull Okaforin: në të majtë zvicerani mbyllet nga Leao, megjithatë ai arriti të shkëlqejë i vendosur si qendërsulmues (2 gola mes Kaljarit dhe Lacios).
Të imagjinosh Çukvuezen në qendër të sulmit është një ushtrim shumë i vështirë në imagjinatën, por të mendosh se edhe ai së shpejti mund të çlirohet është i besueshëm: nëse Leao dhe Pulisiç ecin me pilot automatik, ruajtja e kuotës së titullit mund të bëhet më e lehtë edhe me anësorët rezervë ndër të cilët është edhe Romero të cilit i është dhënë shumë pak nga minutazhi që iu pat premtuar në verë kur u vesh kuqezi.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL