Friday, 15. May 2026
Sport

Cikalleshi shënon në Turqi

GS 25/11/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Sokol Cikalleshi po vazhdon me formën e lartë.

Konyaspor është duke fituar ndaj Kasimpasa me rezultat 2:0, shkruan lajmi.net.

Golashënuesi i parë në këtë ndeshje ishte pikërisht Cikalleshi që gjeti rrjetën në minutën e 64-të, derisa Guilherme shënoi golin e dytë.

Sulmuesi shqiptar hyri në minutën e 60-të dhe vetëm katër minuta shënoi.

Për Cikalleshin kjo ishte gola e pestë në Superligën turke për këtë sezon. /Lajmi.net/

Teilen: