Friday, 24. April 2026
Sport

Cissokho largohet nga Turqia për Lirinë

GS 07/02/2024 1 Min. Lesezeit

Liria e Prizrenit  vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit me synime që të sigurojnë mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës.

Liria është në fund të tabelës me 9 pikë të mbledhura.

“Cissokho prurja e radhës.

Mamadou Cissokho, është futbollisti më i ri te FC Liria.

Ai, vjen në formë huazimi nga Manisa, Liga elitare e Turqisë.

Vjen për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave.

Cissokho, luan në pozitën e qendërmbrojtësit. 

Bazuar në cilësit e tij, pritet të jap shumë siguri në këtë pjesë të repartit.

Është ndër prurjet më cilësore viteve të fundit jo vetëm te FC Liria”, njofton FC Liria.

Teilen: