Sunday, 25. January 2026
Sport

City pa problem ndaj Xhakës e Sunderlandit, i afrohet në dy pikë kreut

GS 06/12/2025 1 Min. Lesezeit

Pas pikës së fituar të mërkurën ndaj kampionit në fuqi të Premier Leagues, Liverpoolit, Sunderlandi i Granit Xhakës të shtunën ka pësuar disfatë nga Manchester City.

City në kuadër të javës së 15-të e mposhti Sunderlandin në shtëpi bindshëm 3:0.

Xhaka që është edhe kapiten i Sunderlandit luajti deri në minutën e 72-të.

Luke O’Nien u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 93-të te Sunderlandi.

Për Cityn kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat. Ka 31 pikë në pozitën e dytë. Lider është Arsenali me dy pikë më shumë.

Sunderlandi ka 23 pikë në mesin e tabelës.

Teilen: