Sunday, 25. January 2026
Sport

City siguron ganezin Semenyo

GS 29/12/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Antoine Semenyo do të jetë përforcimi i parë i Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit, kanë njoftuar mediumet britanike të hënën.

Bëhet e ditur se City tashmë ka arritur marrëveshje personale me Semenyon dhe në ditët e para të janarit do ta finalizojë edhe transferimin e tij nga Bournemouthi.

City do të paguajë 75 milionë euro për sulmuesin i krahut, i cili me ekipin e Pep Guardiolas do të firmos kontratë afatgjate.

Për shërbimet e Semenyos, City ka mposhtur konkurrencën e Liverpoolit, Chelseat e Tottenhamit, skuadra që gjithashtu kishin shprehur interesim për shërbimet e tij.

Ai prej vitit 2023 është pjesë e Bournemouthit kurse këtë sezon ka shpërthyer në Premier League me 8 gola dhe 3 asistime në 16 ndeshje të luajtura.

Teilen: